Feronikeli tregohet i fortë për Llapin (Foto)

Feronikeli e ka mposhtur me rezultat 2-0 Llapin në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë nisi mirë për vendasit, pasi në minutën e 30’ kaluan në epërsi me sulmuesin anësor Mendurim Hoti.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë vendasit golin e dytë e shënuan në minutën e 89’ me Astrit Fazliun.

Feronikeli pas kësaj fitoreje e ruan pozitën e parë me 45 pikë.

Ndërsa Llapi mbetet në vendin e tretë me 38 pikë.