Fitore dramatike e Llapit ndaj Feronikelit (FOTO)

Llapi ka shënuar një fitore dramatike ndaj Feronikelit me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligen e Kosovës.

Ndeshjen e zhbllokoi Ersil ymeraj në minutën e 13’ duke e kaluar Llapin në epërsi.

Feronikeli e barazoi rezultatin në minutën e 18’ me mbrojtësin Ilir Berisha.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Përsëri ai që shënoi për skuadrën e Tahir Batatines ishte Ersil Ymeri në minutën e 50’.

Nikli pati mundësi të artë që ta barazoj rezultatin në minutën e fundit të ndeshjes, por penalltin e Jean Da Silvas e priti portieri italian Giaccomo Nava.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë me 28 pikë, po aq pikë sa ka edhe Feronikeli që është në vendin e pestë.