Feronikeli shënon fitore minimale ndaj Llapit

Feronikeli ka gjetur rrugën e fitoreve duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi i krahut Yll Hoxha, në minutën e 54’ me një goditje të fuqishme.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e shtatë me 10 pikë.

Ndërsa Llapi mbetet në vendin e nëntë me vetëm nëntë pikë.