Llapi e mposht Feronikelin në Drenas dhe rrëmben kreun e tabelës (Foto)

Derbi i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, ndërmjet Feronikelit dhe Llapit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me mesfushorin Mentor Zhdrella në minutën e 42’ pas asistimit të Valmir Veliut.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Llapit 1-0.

Feronikeli arriti që ta barazoj rezultatin në minutën e 82’ me Mevlan Zekës pas asistimit të Yll Hoxhës.

Golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina, e shënoi Mërgim Pefqeli në minutat shtesë 90+2’.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme Llapi, pozicionohet në vendin e parë me 17 pikë.

Kurse, Feronikeli, mbetet në vendin e tretë me 15 pikë.