Feronikeli debuton sot në Ligën e Kampionëve

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do të debutoj sot në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të jetë e kompletuar për këtë ndeshje e cila fillon në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjysmëfinalja tjetër e ruandit preliminar do të zhvillohet mes kampionit të San Marinos Tre Penne dhe atij nga Androrra, Santa Colma. Ky takim fillon prej orës 15:00.

Fituesit e këtyre dy duleve do të ndeshen të premten në mënyrë që ta sigurojnë pjesëmarrjen për fazën tjetër.

Fituesin e kësaj finaleje, e pret skuadra nga Uellsi, The Neë Saints.

KALLXO.com, do t’iu iu mbaj të informuar gjatë ditës deri në përfundimin e të dy ndeshjeve për ditën e sotme.