Fenerbahçe dëshiron huazimin e Ozilit
09.7.2019 - 22:47
Mesut Ozil mund të përfundoj në kampionatin turk te skuadra e Fenerbahçes.
Skuadra e njohur turke po e kërkon me ngul huazimin e mesfushorit – gjermano- turk.
Sipas “Sky Sport”, forma jo e mirë e Ozilit në sezonin e kaluar me Arsenalin mund t’i kushtoj atij me largim në merkaton e verës.
Fenerbahçe është duke i shikuar të gjitha mundësit që të nënshkruaj me Ozilin në formë huazimi.
Nëse Ozil transferohet në Fenerbahçe atëherë do të luante së bashku me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi.