Marsh i grave - Foto: REL

Feminizmi - Fjala e Vitit 2017

Fjalori më i besueshëm online në Amerikë e ka shpallur “feminizmin” fjalë të vitit 2017, pas rritjes së kërkimeve për të në internet.

Fjalori Merriam-Webster tha se interesimi për këtë fjalë është rritur nga marshimet e grave, programet televizive, filmat për çështje të grave dhe lajmet mbi pretendimet për sulme seksuale.

Numri i njerëzve që e kanë kërkuar fjalën “feminizëm’” është rritur për 70 përqind nga viti 2016, thanë zyrtarë të fjalorit.

Fjalori Merriam-Webster e definon feminizmin si “teori të barazisë politike, ekonomike dhe sociale të gjinive”.

Aty sqarohet se feminizmi është edhe “aktivitet i organizuar në emër të të drejtave dhe interesave të grave”.

Zyrtarë të fjalorit thanë se interesimi për fjalën “feminizëm” ka nisur të rritet qysh në muajin janar, pas Marshimit të Grave në Uashington dhe qytete të tjera në gjithë botën.

Shumë prej tyre në këto marshime kanë veshur kapele ngjyrë rozë, në shenjë kundërshtimi me deklaratat për gratë që i ka bërë presidenti i tanishëm amerikan, Donald Trump, në vitin 2005. (REL)