Entracht Frankfurt, ka sulmuesit më të mirë në Bundesligë (Foto)

Eintratcht Frankfurt sot e ka mposhtur Freiburgun me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesligën gjermane.

Golat për Frankfurtin i shënuan Halle, Rebic dhe Joviç.

E pikërisht këta tre golashënuesit e sotëm janë dukë bërë sensacion në këtë edicion në Bundesligë.

Luka Joviç ka shënuar  13 gola dhe tri asistime, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Bundesligës.

Sebastien Haller ka shënuar 10 gola dhe 8 asistime.

Ante Rebiç ka shënuar 6 gola dhe tri asistime.

Pra, këta tre lojtar gjatë afatit kalimtar të verës priten të largohen nga Frankfurti, pasi kanë oferta të shumta nga top klubet e europës.