Foto: KV Drita/Facebook

Drita e mposht ekipin prishtinas në fazën finale të Play- Off-it

KV Drita e ka mposhtur ekipin M- Technologie nga Prishtina me rezultat të pastër 3-0 në sete.

Setin e parë gjilanaset e fituan me rezultat të thellë 25-7.

Setin e dytë prishtinaset luajtën më mirë, por prapë atë e fituan volejbollistet e Dritës me rezultat 25-20.

Edhe në setin e katërt vashat gjilanase e konfirmuan se fitorja do të mbetej në Gjilan, duke e fituar 24-14.

Ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në Prishtinë.

Cili ekip që i fiton tri ndeshje shpallet kampion.

Kujtojmë se Drita edhe në vitin e kaluar ishte shpallur kampion dhe kërkon që ta mbrojë atë edhe në këtë vit.