Djokovic triumfon në finalen e Wimbledonit, e mposht Federerin (VIDEO)

Novak Djokovic ka triumfuar në grand-slamin më të rëndësishëm në tenis, atë të Wimbledonit.

Serbi Djokovic e ka mposhtur zviceranin Roger Federer pas pesë seteve të zhvilluara  (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12), duke arritur ta mbrojë titullin e fituar dhe ta çojë numrin në pesë gjatë karrierës së tij në Wimbledon.

Djokovic ka arritur të triumfoj në Wimbledon në vitet 2011, 2014, 2015, 2018 dhe 2019.

Kjo finale po cilësohet si më të bukurat në histori të tenisit e cila zgjati pothuajse pesë orë, më saktësisht 4 orë e 57 minuta.

Ky është titulli i 16-të në karrierë i Djokovicit.

Kurse mbreti i këtij tenisi ende mbetet Federer me 21 tituj të fituar dhe tetë herë ka triumfuar në Wimbledon.