Melos Nabllani

I riu nga Peja që po tregon suksese në tenis

16 vjeçari nga Peja, Melos Nallbani po tregohet shumë i suksesshëm në sportin e tenisit.

“Arsyeja kryesore është sepse tenisi i kërkon të gjitha si agresivitet e qetësi, shpejtësi e mençuri, goditje, e mbi të gjitha elegancë”, e definon Melosi këtë sport.

Melosi është pjesë e shkollës “Sport world School” me seli në Florida të SHBA-së. Këtij sporti ai ia kushton më shumë se pesë orë në ditë.

Ai ka marrë pjesë në shumë turne të niveleve të ndryshme, por gara më e rëndësishme mbetet EYOF – Festivali olimpik për të rinjtë, në Baku.

Melosi tash është duke vijuar stërvitjet ne Losinjë të Kroacisë te trajneri Ivan Ljubiçiq i cili është aktualisht trajneri i Roger Federer – një tenis profesionist zviceran.

Këtë muaj ai ka turneun e parë është në Subotic, Serbi, i cili është i nivelit ITF – International Tenis Federation.

Sukseset e tij ia dedikon trajnerit të tij të parë, Kreshnik Arifi.

Sipas 16 vjeçarit, në Kosovë tenisi është një sport relativisht i ri, i cili ka nevojë ende për promovim, teksa inkurajon edhe të rinjtë që të mirën me sport e veçanërisht me tenis.

“Por ajo se çfarë ka nevojë më së shumti tenisi në Kosovë është infrastruktura. Të rinjtë duhet të merren me sport, tenisi më ka ndihmuar ti kaloj shume sfida jetësore dhe të krijojë një personalitet të fort. Sporti i bashkon njerëzit dhe ne si shtet i ri, kemi nevojë për këtë kështu që, shpresoj se të rinjtë të merren me sport dhe të na njeh bota për talentet tona”, thotë ai.

Autori është Eldin Gashi, nxënës i gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.