Novak Gjokoviq. AP Photo/Mark Baker
Novak Gjokoviq përfshihet në shortin e Australian Open
Novak Gjokoviq është përfshirë në shortin për turneun e Australian Open të javës së ardhshme, por pjesëmarrja e tij është ende në dyshim me një vendim të qeverisë nëse teniseri në fjalë i pavaksinuar mund të qëndrojë në Australi, shkruan Euronews.
Fati i Gjokoviqit mbetet në ekuilibër. Ministri i imigracionit ka qenë mendim e sipër nëse do t’i revokojë përsëri vizën, disa ditë pasi një gjykatë vendosi se vendimi fillestar nuk ishte ligjërisht në rregull.
Shorti për turneun e parë Grand Slam të vitit u vonua me më shumë se një orë të enjten. Kur shorti u hosh, Gjokoviç u caktua me që të luajë kundër shbashkëvendasit të tij Miomir Kecmanoviq në raundin e parë.
Drejtori i turneut dhe Shefi Ekzekutiv i organit qeverisës Tennis Australia, Craig Tiley, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Pothuajse në të njëjtën kohë, kryeministri i Australisë po deklaronte në një konferencë shtypi se ende nuk kishte një vendim për vizën e Gjokoviqit.
Scott Morrison e përshkroi situatën aktuale në lidhje me pandeminë në vend, ku infeksionet janë rritur javët e fundit ndërsa varianti Omicron përhapet, duke ushtruar presion mbi spitalet. Pjesëmarrja në turneun Australian Open është kufizuar në 50% të kapacitetit.
Të mërkurën Gjokoviq kërkoi falje për gabimet e bëra në formularin e aplikimit për vizë dhe për dështimin e izolimit pas një testi pozitiv për COVID në dhjetor.
Polemikat mbi statusin e vaksinimit të lojtarit dhe trajtimin e tij nga autoritetet australiane e kanë lënë në hije turneun në ditët para ngjarjes.
34-vjeçari serb shkoi në Melburn më 5 janar, më shumë se një javë më parë, i pajisur me një përjashtim nga vaksinimi pas testit pozitiv të COVID të muajit të kaluar. Pasi u intervistua nga zyrtarët kufitarë, ai u dërgua në një hotel paraburgimi gjatë fundjavës së kaluar.