Foto: Facebook/Novak Djokovic

Djokoviq pranon që theu rregullat e izolimit në kohën kur ishte pozitiv me COVID-19

Tenisti serb Novak Djokoviq ka pranuar se ka pasur gabime në formularët e tij të imigracionit pavarësisht që ai ka dal pozitiv në testin për COVID-19.

“Agjenti im sinqerisht kërkon falje për gabimin administrativ në shënimin e tij”, ka thënë tenisti me prejardhje serbe.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC

Numri një i tenisit shpreson të luajë në Australian Open javën e ardhshme.

Por qeveria nuk ka përjashtuar veprime të mëtejshme – dhe ekziston mundësia që ministri i imigracionit të vendit të mund të anulojë vizën e tij për herë të dytë, vetëm disa ditë përpara fillimit të turneut.

Nëse Gjokoviq arrin që të luaj dhe të fitoj  “Australian Open” – Grand Slam-in e tij të 21-të – ai do të bëhej tenisti djalë më i suksesshëm në histori.

Arrestohet Novak Djokovic