Foto: KB Prishtina

Basketboll, Prishtina e ‘shkel’ Borean me 76 pikë epërsi  (Foto)

Prishtina e ka mposhtur Borean, me rezultat të thellë 128-52, plotë 76 pikë epërsi, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e basketbollit në Kosovë.

Më i miri te bardhekaltërit ishte Mërgim Jakupi me 29 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.

Te Borea më efikasi ka qenë Genc Matoshi me 15 pikë.

Për Prishtinën sonte nuk ishte as trajneri Damir Mulaomerovic, i cili pas ndeshjes ndaj Vareses më nuk e ka drejtuar klubin nga kryeqyteti.

Prishtina, pas 24 xhirove, ka shënuar 24 fitore dhe pozicionohet e para me 48 pikë.

Ndërsa Borea mbetet në vendin e fundit me 21 humbje dhe vetëm tri fitore me 26 pikë.