Foto: Werder Bremen/Twitter

Bashkëlojtari ka fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Mesfushori holandez i Werder Bremenit Davy Klaassen, sot në një konferencë për media ka folur edhe për sulmuesin anësor dhe bashkëlojtarin e tij Milot Rashica.

Klaassen ka thënë se Miloti është mjaft i rëndësishëm për Werderin dhe është në top formë. Ai shpreson që sulmuesi kosovar të rikthehet më shpejt nga lëndimi pasi është i rëndësishëm për ta.

“Ai është shumë i rëndësishëm dhe është në top formë. Le të shoshim se a do të jetë i gatshëm të shtunën pas lëndimit që pësoi. Natyrisht ne kemi nevojë për të”, ka thënë Klaassen.

Milot Rashica të dielën në fitoren e Werder Bremenit ndaj Augsburgut i shënoi dy gola për gjermanët, pastaj pësoi një lëndim dhe u zëvendësua.

Sipas mediave gjermane, lëndimi i tij nuk është serioz dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në fushën e lojës.