Bardhoku: Zgjodha Prishtinën për arsye se është më e trofeshmja në vend 

Prishtina të hënën në mbrëmje bëri të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit të Vëllaznimit Tun Bardhoku.

Klubi nga kryeqyteti sot e ka prezantuar edhe zyrtarisht 25 vjeçarin nga Gjakova.

Bardhoku ka thënë se e ka zgjedhur Prishtinën për arsye se është më e vjetra dhe më e trofeshmja në vend.

“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet me të vjetra dhe më e trofeshmja në vend dhe është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej asaj me cilësitë e mia”, ka thënë Bardhoku për faqen zyrtare të klubit.

Në njoftimin e klubit thuhet se Bardhoku është transferuar si futbollist i lirë.

25 vjeçari Bardhoku i luan të gjitha pozitat në mbrojtje, ndërsa në sezonin e fundit te skuadra e Vëllaznimit ka luajtur si mbrojtës i majtë.

Zyrtare: Prishtina transferon Tun Bardhokun nga Vëllaznimi (VIDEO)