Barcelona me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë prej 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Serinë e golave e hapi Luis Suarez në minutën e 26’ pas një super asistimi nga Jordi Albas.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ani pse Sadio Mane e kishte një rast të mirë për gol, por e dërgoi jashtë portës.

Në pjesën e dytë Liverpool e nisi furishëm, ku i pati dy raste të mira për gol me Milnerin e Salahun, por në të dy rastet intervenoi Ter Stegen.

Golin e dytë Barca e shënoi në minutën e 75’ me Lionel Messin.

Goli i tretë për Barcelonën u realizua në mënyrë maestrale nga Lionel Messi nga gjuajtja e lirë në minutën e 82’.

Ndeshja kthyese luhet në Angli me 7 maj.

Për ta parë golat klikoni KËTU.