Foto: Facebook

Ballkani shqyrton mundësinë e largimit nga garat, referimin në Kosovë e quan të kriminalizuar (Foto)

Ballkani sot ka humbur në shtëpi të vetën kundër Feronikelit, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Por, “portokallinjët” kanë akuzuar gjyqtarin kryesorë të ndeshjes së sotme, e që ishte Dardan Çaka.

Ballkani, fillimisht e ka quajtur të turpshëm referimin e sotëm nga Çaka, duke aluduar se suharekasve nuk i ka ndalur një penallti,nuk ka dhënë kartona të kuq e të verdh për lojtarët e Feronikelit. Ata kanë thënë se ky referim po e shkatërron futbollin.
“FT / Ballkani – Feronikeli 0-1

Turp per Referin me qellime te caktuara Dardan Qaka , penallet si ndal , lojtaret e Feronikelit qe merituan kartona edhe te kuq si jep as te verdhin , keshtu smundemi kunder referimeve dhe shkatrrueseve te futbollit . Do ta pesoj futbolli i Kosoves”, thuhet në shkrimin e Ballkanit.

Ballkani, nuk u ndal me kaq. Ata më vonë postuan një foto të lojtarit të tyre, ku e kishte të çarë vetullen nga lojtari Ylli Hoxha i Feronikelit, i cili nuk ishte ndëshkuar as me karton të verdh e as të kuq.
Përsëri e kanë akuzuar gjyqtarin Dardan Çaka, duke i thënë se duhet të ketë ndjenja, se po i detyrojnë ta bojkotojnë Superligën.

“Lojtari i Feronikelit Yll Hoxha i hyn karate edhe smerr as kartonin e verdh, Bile te pakten te kesh ndjena o Dardan. Po na detyrojn ti bojkotojm edhe lojet , smundemi me luftu me krimin e Refereve!”, thuhet në shkrimin tjetër të Ballkanit.