Ballkani e mposht Flamurtarin dhe e dërgon në zonën e barazhit (Foto)

Ballkani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.

Suharekasit prej fillimit të ndeshjes tentuan që ta shënojnë golin e parë, por një gjë të tillë nuk ia arritën në pjesën e parë.

Vendasit pjesën e dytë e nisën furishëm duke kaluar në epërsi me Almir Ajzerajn në minutën e 48’.

Për rezultatin 2-0 u përkujdes Edvin Kuc në minutën e 58’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e tetë me 32 pikë.

Ndërsa Flamurtari në vendin e nëntë, që është zona e barazhit me 29 pikë.

Ba