Prishtina shijon fitoren e parë

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në Superligë për sezonin 2021/2022.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Ardin Dallkut në minutën e 35’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Mendurim Hoti e barazoi rezultatin në minutën e 60’.

Golin e fitores e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e shtatë me pesë pikë.

Kurse, Dukagjini në vendin e e tetë me 2 pikë.