Ancelotti: Napoli e meritoi humbjen

Empoli dje bëri befasinë e xhiros së  30-të në Serie A, duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-1.

Kjo humbje e Napolit, më së shumti i konvenoi Juventusit, pasi tani është 18 pikë më shumë se rivalët e tyre për fitimin e skudetos.

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti, ka deklaruar pas ndeshjes se e merituan humbjen.

“Ishte një përformancë  jo e mirë, nga minuta e parë deri te e fundit. Ishte një humbje e merituar”, ka thënë Ancelotti.

Napoli ndeshjen e ardhshme në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A, do ta luaj në shtëpi të vet ndaj Genoas.