Foto: RTK

Amir Rrahmani nënshkruan me Veronën

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht futbollist i Hellas Veronës. Pasi i kreu vizitat mjekësore, mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me klubin nga Serie A

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës i ka kryer me sukses para pak orësh vizitat mjekësore dhe para tashmë ka hedhur nënshkrimin mbi kontratë me klubin nga Serie A.

Mediat raportojnë se Rrahmani, i cili e mbajti shiritin e kapitenit te Dardanët në dy ndeshjet e fundit kundër Malit të Zi e Bullgarisë, i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro, të cilin e bleu nga Dinamo Zagrebi.

Nga ana e tij, futbollisti ka nënsrhkuar kontratë katërvjeçare me Veronën./RTKlive