FOTO - AMADEUS - fëmijët nga Komunitetet pakicë duke u përgatitur për koncert

"Amadeus" organizon koncert për festën e Flamurit me fëmijët nga komunitetet pakicë - FOTO

Shkolla e Muzikës “Amadeus”, në kuadër të projektit “Identifikimi i talenteve nga radhët e komuniteteve pakicë”, organizon koncert  dedikuar fëmijëve nga këto komunitete.

Ky projekt ka filluar rreth dy muaj më parë dhe ka për qëllim identifikimin e talenteve të muzikës nga radhët e fëmijëve nga komunitetet pakicë, thuhet në një njoftim të shkollës së Muzikës “Amadeus”.

“Në kuadër të projektit ‘Identifikimi i talenteve nga radhët e komuniteteve pakicë’, i cili është duke u realizuar tash e dy muaj, e me rastin e festës së flamurit, sot me datë 24.11.2018 duke filluar nga ora 11:00 Shoqata e Artisteve të vegjël dhe të rinj amadeus, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës Amadeus organizon koncert dedikuar këtyre fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Shkollës së Muzikës “Amadeus”.