Mustafa ia Dorëzon Detyrën Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, sot do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri të zgjedhur, Ramush Haradinaj.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të bëhet sot me fillim në ora 11:30, njofton Zyra e Kryeministrit.

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës në votimin e së shtunës në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ishte kandidat i koalicionit parazgjedhor PAN për kryeministër dhe në seancën e të shtunës në Kuvendin e Kosovës për të votuan 61 deputetë për dhe një abstenoi.

Ndërsa, Isa Mustafa ishte në detyrën e kryeministrit që nga 9 dhjetori i vitit 2014.