Foto: RTV 21

Mposhtet Nora Gjakova, lufton për të bronztën

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova nuk arriti të kalojë kampionen Olimpike nga RIO 2016, brazilianen, Rafael Silva.

Xhudistja 25-vjeçare u mposht në çerekfinale, nga një gabim në poen të artë, në luftën maratonike, kategoria 57 kilogramë e garave të Grand Prix “Zagreb 2018”.

Megjithatë, Gjakova tani vazhdon luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku takohet me rusen, Diana Dzhigaros.

Në Grand Prix po marrin pjesë xhudistët më të mirë në botë, pasi kjo garë është e vlefshme për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’./21Media