Bregdeti i Palasës në bashkinë e Vlorës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Moti në Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet me forcë 0-1 me lartësi vale 0.3-0.9 metër.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër     7/15 re shi

Kukës         2/9 re shi

Lezhë          7/17 re shi

Dibër           2/8  re shi

Durrës        8/17 re shi

Tiranë         9/17 re shi

Elbasan      7/14  re shi

Berat         7/17  re shi

Vlorë         9/19 re shi

Korçë          1/8 re shi

Gjirokastër 5/16 re shi

Sarandë     9/17 re shi.

FOTO: KALLXO.COM Kompania, " Pastërtia" Nëntor 2020

Komuna e Ferizajt ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave në këtë komunë. Kjo pasi që punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” kanë hyrë në grevë.

Komuna e Ferizajt e quan të jashtëligjshme grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike-lokale.

Me shpalljen e gjendjes emergjente, Komuna e Ferizajt thotë se “shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve”.

Mexhid Ramusa, kryetar i shoqatës Sindikale “Qëndresa” thotë për KALLXO.com, se punëtorët kërkojnë dorëheqjen e kryeshefit të  KRM “Pastërtia” Basri Syla.

Ramusa thotë se në këtë ndërmarrje ka “hajni dhe keqpërdorime”. Tutje ai thotë se punëtorët janë kërcënuar nga kryeshefi.

“Deklarohet publikisht se ai është i fuqishëm në gjykatë dhe prokurori dhe vazhdimisht ka kërcënuar anëtarët e sindikatës me armë në zyrën e KRM Pastërtia”, deklaroi Ramusa.

Ai thotë se punëtorët nuk vazhdojnë punën pa dhënë dorëheqje Syla.

Ndërkaq, kryeshefi Syla ka mohuar pretendimet për kërcënime nga ana e tij.

“Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë, me përgjegjësi, morale, ligjore, njërzore nuk kam kërcënu në jetën tem!!! Të hapur për negociata jemi, jena kanë, do të jemi! Gjithmonë në negociata për zgjidhje të cilës do kërkesë të realizueshme!”- tha ai në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com.

Punëtorët e KRM “Pastërtia” më 25.04.2024 kanë protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryeshefit.

KRM “Pastërtia” pas protestës së 25 .04.2024 ka reaguar në Facebook.

Nga kjo ndërmarrje thonë se sektorit të operativës dhe punëtorëve fizik u janë rritur pagat.

Kjo ndërmarrje në reagim nuk ka komentuar kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit.