Ministri Kujtim Gashi takon ambasadorin e Francës Didier Chabert

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Francës, Didier Chabert.

Gjatë këtij takimi Gashi e ka falënderuar ambasadorin  për punën që ka bërë në Kosovë në avancimin e marrëdhënieve në mes Francës dhe Kosovës, e me theks të veçantë në përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Në shenjë mirënjohje Gashi i ka dhuruar ambasadorit Chabert një vepër të autorit të njohur kosovar, Rexho Mulliqi.

Përmes një komunikate për media MKRS bënë të ditur se ministri Gashi, falënderoi ambasadorin Chabert për kontributin e tij që e ka dhënë në Kosovë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që ia ka bërë institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, me qëllim të zhvillimit më dinamik të jetës kulturore në vendin tonë.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona janë më shumë se sa marrëdhënie në mes dy vendeve mike dhe popujve miqësor.  Populli dhe shteti francez kanë qenë në krahë të popullit të Kosovës nëpër të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë”, ka thënë Gashi.

Ndërsa ambasadori francez Chabert ka pohuar se vendosmërinë e Francës për mbështetjen e përparimit të Republikës së Kosovës nëpër të gjitha fushat jetësore.

“Jam i impresionuar me dinamikën e punës që po bëni dhe të jetës kulturore që ka veni juaj, kjo sigurisht është edhe përkushtimin  i institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë”, ka thënë Ambasadori Chabert.