Arkiv - Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Vrasja e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa sot para Apelit

Enver Sekiraqa, i dënuar për të dytën herë për vrasjen e të ndjerit Triumf Riza, sot pritet të sillet para gjykatës së shkallës së dytë.

I dënuari Sekiraqa, sot do ta sfidojë dënimin prej 30 vitesh burgim.

Enver Sekiraqa me 6 mars do ta sfidojë dënimin me 30 vjet burgim

Avokatja Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e të akuzuarit Sekiraqa, kishte goditur këtë vendim me ankesë mbi të gjitha bazat ligjore.

Sekiraqa, në maj të vitit 2016 ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës.

Ndërsa Arben Berishës, si ekzekutor tani të ndjerit Riza i është shqiptuar dënim me 37 vjet burgim efektiv.

Enver Sekiraqa sipas aktakuzës ngarkohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës me datën 30 gusht 2007.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Triumf Riza ishte vrarë me datën 30 gusht 2007 pasi kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, duke shkuar në drejtim të makinës së tij ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës nga Arben Berisha dhe tre prej tyre ishin vdekjeprurës për të.