Gjykimi ndaj Hekuran Sokolit (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Vendimi i Gjykatës për Hekuran Sokolin, i cili kishte gjuajtur me armë të dashurin e motrës

Hekuran Sokoli, i akuzuar për lëndim të lehtë trupor të Leon Shabanit, është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës dhe i njëjti është dënuar me 1 vit burg në gjysmë liri, ndërsa për armëmbajtje pa leje u dënua me gjobë prej 2 mijë euro.

I akuzuari Hekuran Sokoli nga Prokuroria fillimisht akuzohej për veprat penale tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, mirëpo gjykata ka rikualifikuar veprën penale nga vrasje në tentativë në lëndim të lehtë trupor me përdorimin e armës.

Sipas aktakuzës, me datën 23 nëntor 2016, në Prishtinë, i dëmtuari Leon Shabani, (i dashuri i motrës së të akuzuarit) ishte para shtëpisë së të akuzuarit duke e pritur të dashurën e tij.

Në ato momente, sipas Prokurorisë, i akuzuari Hekuran Sokoli, nga terrasa e shtëpisë kishte gjuajtur dy herë  me armë ‘’Ekol Special’’ të kalibrit 9 mm duke e plagosur Shabanin në pjesën e djathtë të barkut.

Gjithnjë sipas aktakuzës, më pas, i akuzuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e të dëmtuarit Leon Shabani.

Ndërsa të nesërmen me datën 24 nëntor 2016, i akuzuari ishte dorëzuar vullnetarisht në polici ku kishte dorëzuar edhe armën me të cilën kishte shtënë në Leon Shabanin.

I dëmtuari Leon Shabani nuk është udhëzuar në kontest juridiko civil pasi i njëjti ka hequr dorë nga kompensimi i demit.

Rrëfen i akuzuari se tentoi ta vrasë të dashurin e motrës

Përfundon gjykimi për tentim vrasje ndaj ish të dashurit të motrës

.