U konfiskuan 20 milionë euro pasuri e paluajtshme, vetura e armatim, Prokuroria Speciale e shënjestron si rast për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është shënjestruar një rast i ri për shpëlarje të parave dhe veprave të tjera penale.

Kjo është bërë në takimin e radhës që është mbajtur nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës Blerim Isufaj, me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda.

Në njoftim është bërë e ditur se në kuadër të hetimeve për rastin e shënjestruar janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth 20 milionë euro.

Lidhur me rastin mësohet se për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Shënjëstrimi i rasteve nga ana e Prokurorisë Speciale ka qenë njëra nga kriteret e raportit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën.