Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të klubit të futbollit, i akuzuar për përvetësim të 19 mijë eurove

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Agron Selimi e paraparë të mbahet në gjykatën e Mitrovicës, ka dështuar.

Selimi nga prokuroria e Mitrovicës akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare si drejtor i klubit të futbollit ka përvetësuar mbi 19 mijë euro.

Arsye e mos mbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e prokurorit të rastit Njazi Rexha.

Prokuroria e Mitrovicës e akuzon Agron Selimin se gjatë muajit nëntor 2010 dhe mars 2011 me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar sipas detyrës.

I njëjti në cilësinë e drejtorit të KF “Kosova” në Vushtrri ka pranuar shumën 30,000.00 në emër të ndihmës financiare nga PTK-ja.

Sipas aktakuzës kjo ndihmë ishte bërë për rimëkëmbjen e klubit, kurse Agron Selmi nga shuma prej 30,000.00 akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 19,236,00 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.

Seanca e stome ka dështuar të mbahet për shkak se në seancë nuk ka prezantuar prokurorit Najzi Rexha, i cili sipas gjykatësi Bekim Beviqi, e kishte njoftuar paraprakisht gjykatën se është i angazhuar në një rast tjetër penal për vrasje.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit, Selimi, avokati Florent Latfiaj, ka deklaruar se për seancën e ardhshme do të propozojë si dëshmitar ish-drejtorin e klubit “Kosova”, nga Vushtrria.

Ndërsa në mungesë të prokurorit, gjykatësi Veliqi, e ka caktuar seancën e radhës me 25 shkurt 2020.