Gjykata Themelore e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë: Ish-drejtori Agron Selimi, përvetësoi mbi 19 mijë euro të KF ‘Kosova’

 

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të klubit futbollistik “Kosova”, Agron Selimi e paraparë të mbahet në Gjykatën e Mitrovicës, ka dështuar.

Selimi nga Prokuroria e Mitrovicës akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare si drejtor i klubit të futbollit ka përvetësuar mbi 19 mijë euro.

Arsye e mos mbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e prokurorit të rastit Njazi Rexha, i cili e ka njoftuar Gjykatën më 28 janar 2020, se është i angazhuar në një rast tjetër penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Gjykatësi i rastit Bekim Veliqi, ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më 30 mars.

Prokuroria e Mitrovicës e akuzon Agron Selimin se gjatë muajit nëntor 2010 dhe mars 2011 me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar sipas detyrës.

I njëjti në cilësinë e drejtorit të KF “Kosova” në Vushtrri ka pranuar shumën 30,000.00 në emër të ndihmës financiare nga PTK-ja.

Sipas aktakuzës kjo ndihmë ishte bërë për rimëkëmbjen e klubit, kurse Agron Selimi nga shuma prej 30,000.00 akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 19,236,00 euro.

Me këtë ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.