Rrëfimi i dëshmitarit në gjykimin për fajde ndaj Sylë Shalës

Sylë Shala, i akuzuar për dhënie të parave me fajde Edmir Krasniqit, sot wshtw ballafaquar me dëshminë e dëshmitarit Jeton Rexhepi.

Jeton Rexhepi tregoi se të akuzuarin Sylë Shala vetëm njëherë e ka parë kur ia ka dhënë autorizimin për një veturë, ndërsa të dëmtuarin Edmir Krasniqi e njihte që dy vite.

Në këtë rast të dyshuar për fajde, i akuzuari Sylë Shala një veturë të tipit Citroen Laguna thotë se ia ka shitur të dëmtuarit Edmir Krasniqi në emër të një borgji, e më pas ky i fundit e shet tek dëshmitari Jeton Rexhepi.

Sot, blerësi i makinës Jeton Rexhepi tha se veturën e kishte blerë para 1 viti e gjysmë, të cilën e kishte shfrytëzuar disa muaj dhe të njëjtën e kishte shitur.

“Kam bo marrëveshje me Edmirin, e autorizimin e kam marrë nga Syla, mua Edmiri për veturën më ka thënë që e kishte marrë si kompenzim për punë”, deklaroi dëshmitari Jeton Rexhepi.

Seanca e radhës për të dhënë mbrojtjen i akuzuari, u caktua me datën 12 dhjetor.

Ndërsa seanca e kaluar kishte dështuar të mbahej, për shkak të mungesës së dëshmitarit Jeton Rexhepi.

Kallxo.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Në një seancë kishte dëshmuar edhe i dëmtuari.

Sylë Shala ishte deklaruar i pafajshëm.

Fajdet në Gjakovë: Për 500 euro kamata javore 250 euro

Sylë Shala nga Lipoveci i Gjakovës përshkruhet në aktakuzën e prokurorisë së Gjakovës si person që ofroj fajde me kamata të larta.

Prokuroria pretendon se Edmir Krasniqi në dhjetor të vitit 2017, kishte marrë nga Shala shumën 500 euro me fajde ndërsa kamata javore ishte 250 euro.

Aktakuza shpjegon se gjatë vitit 2018, i akuzuari Sylë i kishte dhënë edhe dy herë të tjera para me fajde të dëmtuarit Edmir, për të cilat babai i të dëmtuarit i ka paguar rreth 15 mijë euro kamatë.

Kamatat sipas prokurorisë kishin vazhduar edhe gjatë vitit 2019 ku i dëmtuari kishte paguar 2 mijë euro kamatë ndërsa i kërkoheshin edhe 3 mijë e 200 euro të tjera.

Shala është arrestuar nga policia gjatë këtij viti në një operacion të stimulimit.

Gjykimi për fajde