Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Skandali me patentë-shoferë, intervistohen edhe tre zyrtarë të Ministrisë së Pal Lekajt

Tre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga tashmë ministri në detyrë Pal Lekaj janë intervistuar dje në lidhje me aferën e patentë shoferëve.

Prokurori Arian Gashi tha për Kallxo.com, se këta zyrtarë janë intervistuar në cilësi të të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Dje janë intervistuar tre persona, jemi në procedurë e sipër, ata janë intervistu në cilësi të të dyshuarve për veprën penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha prokurori Gashi.

Në lidhje me këtë aferë në fillim të këtij muaji janë arrestuar 23 persona.

Gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Departamenti për Patentë-shoferë, ndërsa në mesin e të arrestuarve të tjerë janë edhe një menaxher, tre mjekë, një psikolog i një ordinance si dhe dy bashkëpronarë të një në auto-shkolle.

https://kallxo.com/zbulohet-skema-e-shitjes-se-patente-shofereve-ne-prishtine/

Ditë më parë grupit të të arrestuarve për këtë aferë iu bashkëngjiten edhe dy rreshterë policorë të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Ata u arrestuan nën dyshimet se kanë manipuluar me provat e rastit të patentë-shoferëve.

https://kallxo.com/skandali-ne-polici-arrestohen-dy-police-te-krimeve-ekonomike/

.