Foto-ilustrim

Prokuroria e Ferizajt për një muaj ngriti 167 aktakuza kundër 202 personave

Prokuroria e Ferizajt gjatë muajit gusht ka ngritur 167 aktakuza kundër 202 personave për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e saj, Prokuroria thotë se gjatë muajit të kaluar janë ndaluar 42 persona të dyshuar si dhe janë paraqitur 18 kërkesa për paraburgim ndaj 22 personave për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjen e  efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.