Prishtinë, arrestohet nën dyshimin për sulm seksual ndaj motrës

Prokuroria e Prishtinës, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale –sulmi seksual.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari J.I., më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur është ndaluar pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij e moshës së mitur dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.