Pranga - Foto: Rtv21

Arrestohen dy persona të kërkuar

Dy persona të cilët kishin qenë në kërkim nga polica janë arrestuar.

Njëri nga të kërkuarit është arrestuar në fshatin Gadime e Ulëte – Lipjan, kurse tjetri te Dheu i Bardhë në Kamenicë.

Arrestimet e të pandehurve janë bërë me tre nëntor rreth orës 08:00 dhe 05:30, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy të arrestuarit sipas urdhëresës së gjykatës janë dërguar në vuajte të dënimit.