Foto: Prokuroria e Pejës

Pejë, sekuestrohet kokainë

Prokuroria e Pejës ka sekuestruar 1090 gr kokainë pas një kontrolli për dy të pandehur, F. B. dhe D. G.

Për dy të pandehurit prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të prokurorisë së Pejës.

Ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimit ,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se prokurori i shtetit është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore  deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale. ​