Ilustrim

Nuk ndalon para policisë i dyshuari për kontrabandim

Një person i ka ikur policisë kufitare dhe nga territori i Kosovës ka kaluar në atë të Serbisë.

Kështu ka njoftuar policia me anë të raportit policor ku ka sqaruar edhe se si kishte ndodhur rasti.

Sipas policisë. Njësitë patrulluese kanë tentuar të ndalojnë të dyshuarin me kamionin e tij në të cilin dyshohej se kishte drunjë.

I njëjti nuk i është bindur urdhrave të policisë por ka kaluar vijën kufitare nga territori i Kosovës në atë të Serbisë.

Policia ka thënë edhe se për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.