Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Mitrovicë, 500 euro gjobë ndaj të akuzuarit për posedim të elektroshok-ut

Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 500 euro gjobë të pandehurin Armend Barani.

Sipas prokurorisë në shtator të vitit 2019 në fshatin Shupkovc komuna e Mitrovicës ka pasur në posedim armën e cila është e ndaluar për civil në përdorim sipas Ligjit për Armët.

Pas kontrollit nga ana e policisë në automjetin të cilin kishte qenë duke e drejtuar personi A.H. e në të cilin kishin qenë edhe personi tjetër A.Sh. dhe i pandehuri Armend Barani, është gjetur arma elektro – shok, pronë e të pandehurit.

Me këtë Barani akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sot në seancën e mbajtur në gjykatën e Mitrovicës, i pandehuri e ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën akuzohet.

Ndërsa me rastin e shpalljes se aktgjykimit nga gjykatësi Bekim Veliqi, i pandehuri Barani është dënuar me 500 euro gjobë për këtë vepër penale.

Gjykata me rastin e marrje së këtij vendimi ka marr parasysh rrethanat lehtësuese për të pandehurin si ajo e pranimit të fajësisë.