Ministria e Drejtësisë harton udhëzimin për uljen e taksave të përmbaruesve

Në Ministrinë e Drejtësisë është formuar grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ lidhur me tarifat e përmbaruesve privat.

Sipas njoftimit grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin.

Sipas zëvendësministri Sallahu ka thënë se  grupi punues është formuar  me qëllim të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat.

Sipas Sallahut, Ministria e Drejtësisë pas  analizës krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, ka vendosur që të ketë ule  të tarifave.

Po ashtu Ministria e Drejtësisë ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

KALLXO.com është munduar të kontaktojë me kryesuesin e Odës së Përmbaruesve, Arben Gashi por i njejëti ishte i paqasshëm.