Pika Kufitare Jarinje

Marrin një 3 vjeçare, dy të dyshuarit tentojnë të kalojnë kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë.

Të dyshuarit janë ndaluar në këtë pikë kufitare.

Rasti ka ndodhur më 4 dhjetor në orën 11:30.

Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.