Pal Lekaj në Gjykatë - 04.02.2020

Ish-ministri Pal Lekaj ballafaqohet me dëshmitarët në gjykimin për korrupsion

 

Pal Lekajt, bashkë me Ismet Isufi, Veli Hajdaraga dhe Gani Rama të akuzuar për korrupsion u ballafaquan me dëshmitë e dëshmitarëve.

Zarife Morina, tregoi se prej komunës i kishte marrë dy thasë pleh, tre thasë farë dhe dy thasë farë misri, të cilat ia kishin sjell në shtëpi.

Ky rast ka ndodhur në kohën kur Pal Lekaj ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës.

Dëshmitari Reshat Berisha, tha se familja e tij i kishte marrë 100 euro për hektar nga Ministria e Bujqësisë e jo prej komunës.

Qazim Curri, i cili nuk kishte tokë punuese tha se asnjëherë nuk kishte pranuar subvencione, por që letërnjoftimin e tij ia kishte japë personit Hekuran Hoda, pasi që i njëjti ja kishte kërkuar.

Ai tha se bashkë me shokët e tij Agim Dhomi, Gembi Batusha, Bekim Mullahasani i kishin dhënë letërnjoftimet dhe nuk kishin nënshkruar askund.

Njazi Morina, posedues i një sipërfaqeje prej 18 hektarëve tregoi se kishte marrë farë gruri, farë misri dhe pleh kimik për një sipërfaqe prej 50 ari.

Ai tha se farën e grurit e kishte marrë në fshat, ndërsa farën e misrit në një barnatore bujqësore te “Ura e Taliqit”.

Berat Berisha, tha se në shitoren e Veli Hajdaragës, në vitin 2009 kishte marrë farë misri për sipërfaqe prej 50 ari dhe aty kishte nënshkruar.

Ai tha Shoqata e Invalidëve të Luftës e kishte dërguar listën për subvencione në komunë.

Dëshmitari Flamur Thaqi, tha se asnjëherë nuk kishte marrë subvencione dhe se në vend të tij kishte nënshkruar personi Shemsedin Shala.

Ndërsa dëshmitari Gëzim Hasi, tha se nuk kishte tokë, nuk kishte aplikuar e as që kishte marrë ndonjëherë subvencione.

Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohet bashkë me Ismet Isufin dhe Gani Ramën, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Pal Lekaj në Gjykatë – 04.02.2020
Pal Lekaj në Gjykatë – 04.02.2020
Pal Lekaj në Gjykatë – 04.02.2020
Pal Lekaj në Gjykatë – 04.02.2020
Pal Lekaj në Gjykatë – 04.02.2020