Armët dhe municioni i sekuestruar në Madanaj të Gjakovës. Foto: Policia e Kosovës

Gjakovë, po trajtonin rastin lidhur me një kontest pronësor, policët i gjejnë të dyshuarit armë e municion

Zyrtarët policorë të stacionit të Gjakovës sot kanë arrestuar një person dhe kanë sekuestruar dy armë në fshatin Madanaj.

E kjo ndodhi gjatë kohës kur zyrtarët në fjalë po trajtonin një rast lidhur me një kontest pronësor në këtë fshat.

Policia kishte siguruar informata sot rreth orës 11:15 se i dyshuari  Gj.Gj., 45-vjeçar, kishte në posedim armë.

Policët pas kontrollimit që i bënë të dyshuarit i gjetën në posedim dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20 copë fishekë.

Policia në njoftim tha se armët dhe municionin e gjetur i kanë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tij Policia tha se është iniciuar rast – armëmbajtje pa leje.