Foto: Kallxo.com

I akuzuari nga Shqipëria konteston peshën e drogës së kapur në kufi me Kosovën

Në gjykimin e të akuzuarve për drogë Fation Shota e Astrit Ibishi të martën u dha fjala përfundimtare.

Fation Shota nga Fushë Kruja e Shqipërisë po akuzohet edhe për veprën penale kalimi i paautorizuar i kufirit.

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Ibishi, avokati Isa Salihi i solli gjykatës një vërtetim të pavlefshëm të licencës së qarkullimit të automjetit të të akuzuarit Astrit Ibishi, ndërsa prokurori Ramiz Buzhala tha se do të bëjë hetime në mënyrë që edhe për këtë çështje i akuzuari të ndiqet penalisht.

Pastaj prokurori Buzhala i propozoi gjykatës që Shota e Ibishi të shpallen fajtorë sipas ligjit, duke marrë parasysh edhe rrethanat rënduese dhe lehtësuese dhe peshën e drogës së kapur prej 1,6 kilogram.

Ndërsa mbrojtësja e të akuzuarit Fation Shota, avokatja Feride Xani kërkoi që ta lirojë klientin e saj duke thënë se sasia nuk është 1,6 kilogram por 160 gramë.

Në ndërkohë i akuzuari Fation Shota kishte vërejtje duke e kundërshtuar peshën e narkotikut të thënë nga prokurori, e njëkohësisht duke thënë që pesha e saktë është 160 gramë.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Ibishi, avokati Isa Salihi, kërkoi nga gjykata që klienti i tij të lirohet nga akuza në mungesë te provave.

Në lidhje me këtë rast fjala përfundimtare u caktua për ditën e premte.

Javën e kaluar kishin dhënë mbrojtjen e tyre dy të akuzuarit.

I riu nga Shqipëria gjykohet në Kosovë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Sipas aktakuzës, Fation Shota dhe Astrit Ibishi në kufirin Qaf-Morinë kishin importuar marihuanë në peshë prej 1.5 gram.

Pastaj me taxi kanë shkuar në qytetin e Tropojës, ku Fation Shota kishte lënë takim me një vajzë nga Lushnja dhe marihuanën e kishte vendos në trup- thuhet në aktakuzë.

Aktakuza shpjegon se më pas dy të akuzuarit kishin shkuar në kufirin Qaf-Morinë dhe Fation Shota në mënyrë ilegale kishte kaluar ta kaloj kufirin, por ishte arrestuar nga zyrtarët policor, ku nga ekzaminimi laboratorik është konstatuar kanabis marihuanë ne peshë prej 1.61 gram.

I riu nga Shqipëria gjykohet në Kosovë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Si vazhdim i kësaj, aktakuza thotë se Fation Shota duke anashkaluar vendkalimin e autorizuar kufitar të Kosovës me Shqipërinë, në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore ka hyrë në teritorin e Kosovës dhe i njëjti është arrestuar.

Këto veprime kishin ndodhur më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar.