Ilustrim

Goditet një polic me veturë, i dyshuari në arrati

Një person është në kërkim të Policisë.

Kjo për arsye se mbrëmë ai ka goditur me veturë një polic në Podujevë.

Policia ka sqaruar se i dyshuari nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë ndërsa me veturë të tij ka goditur njërin nga policët dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Polici ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është në arrati dhe në kërkim të Policisë.

Rasti është duke u hetuar ndërsa vepra e të dyshuarit është cilësuar si vrasje në tentativë.