Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Pejani thyen urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës, kanos ish bashkëshorten

Seanca kundër S. L., i akuzuar për mospërfillje të Gjykatës, ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Pejës.

Gjykatësi Murat Hulaj, ka shtyrë seancën për shkak të mungesës së të akuzuarit.

“Gjykata të akuzuarit i ka dërguar ftesë dhe e ka njoftuar për seancën e sotme, por në fletë-kthesë është evidentuar se pala është shpërngulur”, deklaroi gjykatësi Hulaj.

Sipas aktakuzës, S. L. nuk e ka respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë me të cilin është lëshuar urdhri për mbrojtje, ku të akuzuarit i është ndaluar të ofendoj, shqetësoj, etj.. të dëmtuarën ish-bashkëshorten S. L.

Sipas dosjes se Prokurorisë ditën kritike e dëmtuara ishte duke përcjellë fëmijët në shkollë, ku i akuzuari i është drejtuar me fjalët “kurrë mo qesej rruge s`guxon me kalu”.

Seanca e radhës mbahet me 10 shtator.