Prapa grilave - Ilustrim

Paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi një grua në Skenderaj

Gjykata e Mitrovicës i ka caktuar masën 30 ditvshe të paraburgimit një personi nga Skenderaj, i dyshuar për dhunimin e një gruaje.

Prokuroria e Mitrovicës, konfirmoi për KALLXO.com se kërkesa e tyre për caktimin e paraburgimit ishte aprovuar.

KALLXO.com ka raportuar dje për arrestimin dhe ndalimin prej 48 orësh të  një personi nga Skenderaj i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.