Ilustrim

Nëna raporton se vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht

Një nënë ka raportuar se vajza e saj e mitur është dhunuar seksualisht nga një burrë.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 20 shkurt në orën 20:30 në “Çagllavicë”, në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.