Prokuroria Speciale, kundër Salih Mustafës prezantoi fotografi ku dyshohet se janë mbajtur civilët shqiptarë

Prokuroria Speciale në seancën e sotme prezantoi fotografitë e ndërtesës në Zllash ku dyshohet se janë mbajtur civilët shqiptarë.

Ndaj Salih Mustafës ish eprorit të UCK-së që vepronte në zonën e Llapit, një vit pas arrestimit të tij, sot filloi shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Musatafa po ballafaqohet me Prokurorinë Speciale nën akuzën për vrasje, ndalim arbitrar, torturë dhe trajtim mizor.

Prokuroria Speciale në seancën e sotme prezanton fotografitë e Salih Musatafës gjatë kohës së luftës dhe fotografitë e ndërtesës në Zllash ku pretendon se dhunshëm janë mbajtur civilët shqiptarë.

Prokuroria Speciale në mbështetje të akuzës se Salih Musatfa, isht epror i batalionit BIA, paraqiti disa fotografi të Mustafës.

Prokurori deklaroi se “nga dëshmia e dëshmitarëve vërtetohet se ka qenë epror pasi vetëm Salih Musatfa ka mbajtur beretën e kuqe në kokë e cila vërtetohet nga fotografitë në vazhdim”.

Prokurori Special gjithashtu deklaroi se “BIA- kishte uniforma, shenja të unifikuara të ushtrisë dhe emblemën e saj të njohur si skifterat”.

Prokurori Special vazhdoi edhe me publikimin e fotografive të kompleksit në fshatin Zllash.

Lidhur me këtë fotografi Prokurori Special, deklaroi se këtu ka qenë kompleksi i ndërtesave në fshatin Zllash ku ka vepruar BIA.

Tutje u prezantua edhe fotografia e dytë për të cilën flet aktakuza.

Prokuroi tha se “ndërtesa e rrumbullaksuar është objekti ku janë ndaluar dhe mbajtur viktimat nga fillimi deri në përfundim të muajit prill”.

Lidhur me këtë fotografi Prokurori deklaroi se “në pjesën e sipërme të shtëpisë ku shihet shigjeta e kaltër, janë mbajtur të ndaluarit ndërsa në pjesën e poshtme ku shihet shigjeta e verdhë, ka qenë ahuri i lopëve ku viktimat janë keqtrajtuar dhe tortuar”.

Lidhur me këtë objekt që shihet në fotografi, Prokurori deklaroi se “në pjesën ku tregojnë shigjetat brenda kësaj shtëpie, janë marrë në pyetje viktimat ndërsa nga shkallët e brendshme të kësaj shtëpie, janë dërguar poshtë në ahur ku janë torturuar mizorisht”.

Kjo fotografi tregon pjesën e prapme të kësaj ndërtese.

“Ndërsa sipas kësaj fotografie nga këto ndërtesa ka mbetur vetëm objekti përballë pemës me kulm trekëndëshi”, tha Prokurori.

Seanca në Gjykatë Speciale u ndërpre për shkak të pauzës dhe do të fillojë në ora 13:00.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor 2020, Salih Mustafa – komandant Cali, po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, dhe vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim i sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Me aktakuzë Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999, së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Sipas aktakuzës, personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.